Edinburg, 28 Korrik 2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, pas takimeve intensive të zhvilluara në Skoci.
Gjatë një konference për shtyp, Trump bëri të ditur detaje nga marrëveshja, duke theksuar angazhimin e BE-së për të blerë energji amerikane në vlerën e 750 miliardë dollarëve, si dhe për të investuar në SHBA 600 miliardë dollarë shtesë krahasuar me nivelet aktuale të investimeve.
“Bashkimi Evropian do të bjerë dakord të blejë nga Shtetet e Bashkuara energji me vlerë 750 miliardë dollarë. Ata do të bien dakord të investojnë në Shtetet e Bashkuara 600 miliardë dollarë më shumë sesa po investojnë tashmë,” deklaroi Trump.
Takimet nisën të dielën, ndërsa një afat i vendosur për të premten ushtronte presion për arritjen e një marrëveshjeje, për t’i shmangur tarifat 30% që SHBA paralajmëroi për importet evropiane. Presidenti amerikan konfirmoi se nuk kishte hapësirë për të ulur tarifën gjithëpërfshirëse prej 15% për produktet nga BE, në mungesë të një marrëveshjeje të re.
Marrëveshja u finalizua pas paralajmërimeve të mëhershme nga Trump, se në mungesë të një ujdie deri më 9 korrik, Shtetet e Bashkuara do të aplikonin tarifa të reja që nisin nga 1 gushti, duke rritur normat nga 10% në 30% për shumicën e mallrave evropiane. Trump e justifikoi këtë me deficitin e lartë tregtar mes dy palëve.
Në deklaratën e saj përpara bisedimeve, Ursula von der Leyen e përshkroi Trump si “një negociator të ashpër”, ndërsa ky i fundit theksoi se detyrimet e reja tarifore do të zbatohen ndaj partnerëve që nuk kanë arritur marrëveshje me SHBA-në deri në fundjavë, përjashtuar tarifat ekzistuese mbi çelikun dhe aluminin.
Marrëveshja shihet si një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të marrëdhënieve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, pas muajsh tensionesh dhe kërcënimesh tarifore reciproke.

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë memorandumin për t’i dhënë fund luftës katërmujore
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot
Kryeministri i Pakistanit thotë se është arritur pajtim për tekstin përfundimtar të paktit të paqes ShBA – Iran
Rrjeti rus, Kisha Ortodokse Serbe dhe narrativa anti-BE: Studimi i Qendrës Dixhitale Forenzike (DFC) mbi kërcënimin ndaj procesit zgjedhor në Mal të Zi
Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
Historianë e profesorë zbardhin dëshmi të krimeve serbe në Vushtrri gjatë luftës
Terras: Shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese