Zubin Potok, 27 korrik 2025
Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë duke vazhduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Togeri Erduan Baliqi, shef i njësisë së planifikimit dhe vlerësimit operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, rreth orës 14:25, ka pranuar informatën se një person është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë nga uji.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë informuar edhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat janë duke zhvilluar aktivitetet për ta gjetur trupin, mirëpo deri më tani nuk kemi rezultat,” tha ai.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi