E Diel 27 korrik 2025
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të madhe jo vetëm për paqen dhe sigurinë e Evropës, por edhe për rajonet përreth. Ai e quajti këtë rajon një nyje strategjike që lidh Evropën, Lindjen e Mesme, Mesdheun dhe Detin e Zi, duke theksuar se historikisht Ballkani ka qenë në qendër të ekuilibrave politikë dhe ekonomikë.
Fidan ishte mikpritës i Platformës së Paqes për Ballkanin, e mbajtur në Stamboll, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit. “Për Turqinë, Ballkani nuk është vetëm një prioritet strategjik, por edhe një rajon me lidhje të forta kulturore dhe njerëzore,” tha ai në konferencën për media pas takimit.
Ai theksoi se stabiliteti në Ballkan mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të rajonit. “Bashkëpunimi ynë dypalësh po zhvillohet në shumë fusha dhe po zgjerohet çdo ditë. Në thelb të këtij qëndrimi qëndron parimi i mbështetjes rajonale,” u shpreh kryediplomati turk.
Sipas tij, Platforma e Paqes për Ballkanin është një hap i ri drejt këtij qëllimi dhe synon krijimin e një strukture konkrete, e përqendruar në rezultate dhe në zgjidhjen e sinqertë të problemeve. “Duam që fjala ‘Ballkan’ të nënkuptojë bashkëpunim dhe solidaritet, jo përçarje e ndasi. Jemi të përkushtuar të kontribuojmë në paqen dhe begatinë e rajonit,” shtoi ai.
Fidan nënvizoi se kjo iniciativë nuk synon të zëvendësojë proceset ekzistuese, por t’i mbështesë ato, duke përfshirë edhe dialogun Beograd–Prishtinë. “Jemi mbledhur për të gjetur zgjidhje ballkanike për problemet ballkanike dhe për të zhvilluar projekte konkrete,” theksoi ai, duke shtuar se janë diskutuar edhe çështje të sigurisë energjetike, lidhshmërisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Ai apeloi për një të ardhme të përbashkët dhe të përgjegjshme: “Kemi një histori të përbashkët, me dhimbje dhe bukuri, por nuk duhet ta lejojmë të na burgosë në qorrsokakët e së kaluarës. Duhet të marrim përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të mos e lëmë atë në dorën e rastësisë apo të të tjerëve”.
Në kuadër të platformës, Fidan zhvilloi takime me homologët e tij nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, ku u diskutuan shqetësimet dhe projektet e përbashkëta rajonale.

21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?