27 korrik 2025
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se do të ketë një ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve ushtarake në Rripin e Gazës për arsye humanitare. Pauza do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 20:00 (07:00-17:00 GMT), duke filluar nga sot.
Izraeli ka rifilluar dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri në Gazë, disa ditë pasi më shumë se 100 organizata joqeveritare paralajmëruan për një krizë të afërt urie. Sipas IDF-së, dërgesat do të përfshijnë shtatë paleta me miell, sheqer dhe produkte të konservuara, të siguruara nga organizatat ndërkombëtare.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se rrugë të sigurta do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 06:00 deri në 23:00, për të mundësuar lëvizjen e konvojeve të OKB-së dhe organizatave humanitare që shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për popullsinë në të gjithë Rripin e Gazës.
Ky vendim vjen pasi të shtunën në mbrëmje Izraeli dërgoi nga ajri shtatë pako me ndihma, në përpjekje për të lehtësuar gjendjen humanitare të civilëve.
Izraeli është përballur me presion në rritje nga qeveritë perëndimore, ndërsa agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se uria masive po përhapet me shpejtësi në Rripin e Gazës.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti