Prishtinë, 19 qershor 2026 20:55
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën Main Round të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2028, pas shortit të tërhequr nga UEFA.
“Dardanët” janë shortuar në Grupin 10, ku do të përballen me Italinë dhe Gjeorgjinë, në një garë që pritet të jetë mjaft sfiduese për përfaqësuesen kosovare.
Përfaqësuesja e Kosovës siguroi kualifikimin në këtë fazë pas paraqitjeve të mira në raundin paraprak, duke konfirmuar ngritjen e vazhdueshme të futsallit kosovar në skenën ndërkombëtare.
Sipas formatit të garës, 36 kombëtare janë ndarë në 12 grupe me nga tri skuadra. Fituesit e secilit grup, së bashku me katër kombëtaret më të mira të renditura në vendin e dytë, do të sigurojnë kualifikimin direkt në Elite Round. Ndërkohë, tetë ekipet e tjera që përfundojnë të dytat do të detyrohen të kalojnë përmes fazës së play-off-it për të vazhduar garën.
Ndeshjet e Main Round do të zhvillohen në periudhën nga tetori i vitit 2026 deri në mars të vitit 2027, ndërsa Kosova synon të vazhdojë rezultatet pozitive dhe të mbetet në garë për një vend në fazën e ardhshme të kualifikimeve për Botërorin e futsallit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit