Zjarri në Pejë dyshohet se u shkaktua nga konflikt familjar – dëmet arrijnë 50 mijë euro
Një zjarr që përfshiu një biznes të pjesëve të automjeteve këtë të shtunë në Pejë, dyshohet se është shkaktuar nga një konflikt mes dy familjarëve.
Sipas hetimeve të para, njëri nga familjarët i ka vënë flakën disa veturave të përdorura për pjesë rezervë, pas një mosmarrëveshjeje me të afërmin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv se rasti është raportuar rreth orës 11:00 në rrugën “Gani Daci”.
“Dyshohet se një person ka hyrë në pronën e të afërmit të tij dhe u ka vënë zjarrin disa automjeteve të përdorura për pjesë. Sipas viktimës, dëmi material i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro”, tha Gashi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?