26 korrik 2025
Përleshjet në kufirin mes Tajlandës dhe Kamboxhias vazhdojnë për të tretën ditë radhazi, ndërsa sot janë shfaqur vatra të reja të konfliktit. Të dyja palët kërkojnë mbështetje diplomatike, pretendojnë se po veprojnë në vetëmbrojtje dhe i bëjnë thirrje njëra-tjetrës për armëpushim e fillim negociatash.
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 130 mijë janë zhvendosur në përleshjet më të ashpra mes dy vendeve në 13 vitet e fundit, raporton Reuters. Marina tajlandeze njoftoi se të shtunën në mëngjes pati një përplasje në provincën bregdetare Trat, mbi 100 km larg zonave të tjera të konfliktit. Deri tani kanë vdekur 19 ushtarë tajlandezë, ndërsa sipas zëdhënëses së Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias, Maly Socheata, janë vrarë pesë ushtarë dhe tetë civilë.
Ambasadori tajlandez në OKB i tha Këshillit të Sigurimit se ushtarë tajlandezë janë plagosur dy herë që nga mesi i korrikut nga mina të vendosura, sipas tij, nga Kamboxhia – akuzë që kjo e fundit e mohoi. Ai shtoi se sulmet kamboxhiane nisën të enjten në mëngjes.
“Tajlanda i bën thirrje Kamboxhias të ndalojë menjëherë aktet armiqësore dhe të rikthehet në dialog me mirëbesim,” deklaroi Cherdchai Chaivaivid.
Dy vendet kanë mosmarrëveshje të hershme kufitare, kryesisht për tempujt hindu Ta Moan Thom dhe Preah Vihear. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ia dha Preah Vihearin Kamboxhias në 1962, por tensionet u rritën në 2008 kur Kamboxhia u përpoq ta regjistronte tempullin në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Tajlandës, Phumtham Wechayachai, shprehu shqetësim serioz për përshkallëzimin e situatës dhe paralajmëroi se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Tensionet nisën në fund të majit, kur një ushtar kamboxhian u vra në një përplasje të shkurtër. Pas kësaj, të dyja palët vendosën trupa shtesë, ndërsa kriza diplomatike çoi drejt shpërbërjes së qeverisë së koalicionit në Tajlandë.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti