Prishtinë, 26 korrik 2025
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Në një njoftim zyrtar, IKSHPK ka dhënë udhëzime për mbrojtje nga vala e të nxehtit, e cila po vazhdon prej disa ditësh.
“Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht tek grupet më të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta, si gjatë ditës ashtu edhe natën, krijojnë stres për trupin dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo edhe të vdekjeve si pasojë e ekspozimit ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur sipas IKSHPK:
Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.
Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë).
Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit.
Kujdesi për grupet e cenueshme:
Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.
Për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).
Në rast emergjence: Kontaktoni mjekun më të afërt ose telefononi 194.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë