Prishtinë, 14 qershor 2026 10:33
Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, që lidhet me hetimet për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, njofton Prokuroria e Kosovës, përcjell VeritasInfo.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ndërsa aksioni ka rezultuar me arrestimin e pesë të dyshuarve.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personave të arrestuar apo veprat konkrete për të cilat dyshohen, por kanë njoftuar se detaje shtesë do të bëhen publike gjatë një konference për media.
Konferenca është paralajmëruar të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në katin e gjashtë, duke filluar nga ora 13:00.
Rasti “Reçaku II” është pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për dyshimet lidhur me krime lufte.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit