Prishtinë, 14 qershor 2026 10:01
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka zhvilluar një aksion në disa lokacione të ndryshme.
Aksioni, sipas burimeve të KOHË-s lidhet me hetimet ndaj disa personave të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit.
Njëri nga lokacionet ku është zhvilluar aksioni është komuna e Shtërpces, ndërsa tjetri në rajonin e Anamoraves.
Deri në këtë fazë nuk janë dhënë detaje zyrtare për operacionin.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit