Deçan, 12 qershor 2026 12:36
Komuna e Deçanit ka publikuar listën e përfituesve të nën-projektit për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive private për familjet e cenueshme, në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”.
Sipas njoftimit të komunës, lista është hartuar pas shqyrtimit të aplikacioneve dhe vlerësimit të tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara për këtë program.
Përfituesit e përzgjedhur do të mbështeten përmes investimeve që synojnë përmirësimin e kushteve të banimit dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e më të përshtatshëm për jetesë.
Projekti “Banimi Social Adekuat” financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe parashikon renovimin e shtëpive ekzistuese, rindërtimin e objekteve të dëmtuara, si dhe ndërtimin e njësive të reja të banimit për kategoritë në nevojë. Për Komunën e Deçanit, vlera e përgjithshme e projektit tejkalon 2.6 milionë euro.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se publikimi i listës së përfituesve është pjesë e procesit të zbatimit të projektit, i cili synon të përmirësojë standardin e jetesës për familjet me gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike.

Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Video-lajm: Vite të tëra pa përfunduar, objekti sportiv mbetet dëshmi e keqmenaxhimit nga Lista Serbe
Krasniqi kërkon nga tri komunat e veriut emërimin e nënkryetarëve për komunitete
Beton në vend të terrenit sportiv: Salla e papërfunduar që ngre pikëpyetje për premtimet e Listës Serbe
Ministria rrëzon kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për heqjen e instalacionit “E dua Mitrovicën”
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim