Prishtinë, 5 qershor 2026 12:11
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Sipas njoftimit të Policisë, më 4 qershor rreth orës 19:30 janë pranuar informacione se një person ishte përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me procesin zgjedhor.
Bazuar në hetimet zyrtare, i dyshuari, i nacionalitetit serb, dyshohet se ka ftuar qytetarë në një lokal në fshatin Uglarë të Graçanicës për t’i udhëzuar se si të votojnë për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj.
Sipas dyshimeve të policisë, qytetarëve u ishte premtuar se, në këmbim të votës së tyre, do të përfitonin pensione sociale nga shteti i Serbisë.
Njësitë relevante policore kanë kryer kontroll në lokalin ku dyshohet se janë zhvilluar aktivitetet, si dhe në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Njëkohësisht, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve dhe të raportojnë çdo veprim të kundërligjshëm që lidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit