Mitrovicë, 5 qershor 2026 11:27
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me shoqërimin në Stacionin Policor të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.
Zëdhënësi i Policisë, Petrit Fejza, ka deklaruar për VeritasInfo se Radojeviq është shoqëruar në polici, për arsye të vandalizmit, pasi kryetari i Mitrovicës së Veriut ka provuar të heq mbishkrimin “E dua Mitrovicën” në këtë pjesë të qytetit.
“Radojeviq është shoqëruar në polici, të cilit do t’i shqiptohet gjoba për shkak të prishjes së rendit, qetësisë publike dhe vandalizmit”, është shprehur Fejza, për VeritasInfo.
Veprime të tilla vandalizmit pati edhe ditë më parë kur Qeveria e Kosovës vendosi tabelat e rrugëve në Mitrovicë të Veriut, një veprim që nuk u peqleu autoriteteve lokale që udhëhiqen nga Lista Serbe.
Pas vendosjes së tabelave, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut Milan Radojeviq, mbuloi ato me lecka të bardha, mirëpo Policia e Kosovës i kishte larguar menjëherë.
.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit