Prishtinë, 5 qershor 2026 21:24
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, të enjten, një person ra në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin për ryshfet.
Në Uglarë të Graçanicës, një qytetar i nacionalitet serb ofronte udhëzime si të votohet Lista Serbe të dielën, duke premtuar përfitime të ndryshme. Siç mëson televizioni, i dyshuari është Aleksandër Trajkoviq.
Detaje rreth arrestimit të tij dhanë nga Policia. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit të një lokali dhe objekteve të tjera ku ishte lokalizuar vendndodhja e të dyshuarit, janë gjetur një numër i madh i fletëvotimeve të printuara me hijëzim të subjektit politik “Lista Serbe”.
Trajkoviq dyshohet se u premtonte qytetarëve përftime të ndryshme sociale, në këmbim të votës së tyre. “Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari kishte kontaktuar qytetarë nga komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke u premtuar përfitime të ndryshme sociale në këmbim të votimit sipas udhëzimeve apo kërkesave të tij.
Poashtu, ekzistojnë dyshime se ai u kishte ofruar udhëzime lidhur me mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve”. Me vendim të prokurorit, Aleksandër Trajkoviq është ndaluar për 48 orë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit