Prishtinë 1 Qershor 2026 11:26
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke nisur programin e trajnimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimit në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas KQZ-së, rreth 14 mijë anëtarë nga të gjitha komunat janë përfshirë në këtë fazë trajnimi, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në ditën e votimit.
Trajnimet po zhvillohen dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, ndërsa fokusi është përgatitja profesionale e stafit që do të menaxhojë vendvotimet në zgjedhje.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 2,498 vendvotime të rregullta do të angazhohen 12,678 anëtarë, përfshirë edhe 1,043 anëtarë rezervë. Po ashtu, pritet që në mbledhjen e radhës të emërohen edhe rreth 700 anëtarë shtesë në komuna të ndryshme të vendit.
Ndërkohë, në 52 vendvotime me kusht do të angazhohen 192 anëtarë të këshillave të vendvotimit.
KQZ ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e angazhuar përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Ministrja Gërvalla padit Paunoviqin për deklaratat për spastrimin etnik: “Kosova nuk hesht”
Kosovë–SHBA bashkëpunim në hetimin e krimit kibernetik, arrestohet një person në Prizren
53 deputetë të opozitës në Serbi kërkojnë shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq (Dokument)
Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën