22 korrik 2025
Trump tërheq SHBA-të nga UNESCO.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Vendimi hyn në fuqi më 31 dhjetor 2026 dhe vjen në vazhdën e largimeve të SHBA-së nga institucionet ndërkombëtare.
“Presidenti Trump ka vendosur ta tërheqë SHBA-në nga UNESCO – një organizatë që mbështet kauza kulturore dhe sociale përçarëse dhe të ‘woke’-ut, të kundërta me politikat për të cilat votuan amerikanët në nëntor,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, shtoi se pjesëmarrja e SHBA-së në UNESCO “nuk është në interesin kombëtar”.
Shtetet e Bashkuara, anëtare themeluese të UNESCO-s që nga viti 1945, janë tërhequr edhe më parë nga kjo organizatë në vitin 1984, duke përmendur keqmenaxhim financiar dhe njëanshmëri ndaj interesave amerikane.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë