Prizren, 20 Korrik 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen Tusus, ku 62-vjeçari Ajvaz Pireci është gjetur i plagosur rëndë dhe më pas është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe është konstatuar i vdekur.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se bazuar në informacionet fillestare dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë personale.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, hetuesit dhe ekspertët e kriminalistikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar dhe autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit