Mitrovicë, 26 prill 2026 18:38
Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë të Jugut, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.
Ai tha se zjarrfikësit janë njoftuar nga një qytetar se një fëmijë kishte rënë në ujë, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Ai qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, ai personi e ka kapur fëmijën prej ujit dhe e ka qit prej ujit. Kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës. Po, fëmija është nxjerrë me shenja jete”, deklaroi Ibishi.
Veritasinfo ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021