Prishtinë 28 Prill 2026 14:27
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me vendim të prokurorit të shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një person të dyshuar- noter në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, si dhe një person për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 të kodit penal të Republikës së Kosovës.
Ndalimi i dy të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdës së hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe tre persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, do të vazhdojë tutje me procedurat dhe verpimet e nevojshme ligjore.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it