Prishtinë 24 Prill 2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të dyshuar për falsifikim dokumenti në Leposaviq, i cili lidhet me konvertimin e një patentë-shoferi.
Sipas njoftimit, rasti ka të bëjë me një aplikim të bërë më 7 prill nga një qytetar për ta konvertuar patentë-shoferin e lëshuar nga Serbia në dokument të Republikës së Kosovës.
Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, është ngritur dyshimi se dokumenti nuk është lëshuar nga organet përkatëse të Serbisë dhe mund të jetë i falsifikuar.
Rasti është cilësuar si “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe mbetet në hetim.
“Leposaviq 07.04.2026 – 10:00. Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit