Mitrovicë, 25 prill 2026
Detyrën e kryetarit e dorëzoi muaj më parë.
Por për aq sa udhëhoqi Mitrovicën e veriut, Erden Atiq, tha se bëri punë të mëdha.
Madje ka kritika se, edhe disa shërbime komunale që i la, ia pezulluan.
“Ka ndryshime në aspektin negativ, ka rezistencë prej pushtetit aktual që me i pengu proceset e ndryshme. Diksastret që kanë të bëjnë me dhënien e pronave dhe dhënien e lejeve, aty qytetarët janë ankuar që ka raste kur nuk i regjistrojnë lëndët, nuk marrin përgjigje për lejen adekuate”, thotë ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Hiq i kënaqur me qeverisjen në komunën që e udhëhoqi, s’është as Izmir Zeqiri.
Ky thotë se puna në Zubin Potok ka ngecur që kur e dorëzoi detyrën.
“Nuk po shoh një dinamikë të punës ose një zhvillim sepse këtë kanë kapacitete më të mëdha se të mijat, sepse unë kam pasur një ekip të ngushtë, dhe këta e kanë kuvendin me shumicë absolute, por edhe kuadër sepse i kanë njerëzit e tyre sepse tek unë as nuk kanë konkurruar”, thotë ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Punë ndoshta jo por situata e sigurisë, vlerësohet e qetë nga Policia.
Madje edhe bashkëpunimi i qytetarëve me ta thonë se është goxha në nivel.
“Situata është e qetë por gjithmonë delikate për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në viteve e kaluara, por tash mbretëron një situatë e qetë. Sa i përket bashkëpunimit është në nivel, kemi raste edhe të raportimeve”, thotë shefi i Planifikimit Rajonal të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi.
Falë bashkëpunimit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme armatimi ditëve ë fundit në pjesën veriore, kryesisht në komunën e Zubin Potokut.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit