Prishtinë, 20 Korrik 2025
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U20 te meshkujt, është renditur përfundimisht e teta në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Ky ishte suksesi më i madh te grupmoshat e reja, që nga pranimi në FIBA.
Në sfidën për vendin e shtatë, Dardanët e rinj pësuan nga Irlanda 74:47 (24:5, 25:14, 17:12, 8:16).
Përballja u vendos qysh në pjesën e parë, ku irlandezët ishin më të mirë dhe në pjesën e dytë ruajtën epërsinë e lartë të krijuar.
Te Dardanët e rinj, më i dalluari ishte Rron Dahsyla, i cili kishte 11 pikë te Kosova.
“Kujtojmë se, Dardanët kishin tri fitore radhazi në grup, duke mundur Suedinë, Shqipërinë dhe Hungarinë, derisa pësuan nga Turqia. Në çerekfinale pësuan nga Zvicra, e më pas për vendet 5-8 nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit