Podujevë, 20 Korrik 2025
Bujar Idrizi është rikthyer te Llapi pas dy viteve e gjysmë që i kaloi në Gjermani te FC Kosova Dusseldorf.
Kjo është bërë e ditur nga klubi llapjan përmes një njoftimi zyrtar.
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e ish-kapitenit Bujar Idrizi në familjen bardhekaltër. Pas dy vite e gjysmë të kaluara tek FC Kosova Düsseldorf, mbrojtësi i qendrës dhe i krahut të djathtë rikthehet në ekipin e zemrës, aty ku vite më parë shkroi histori. Idrizi është ndër futbollistët më të suksesshëm të klubit në vitet e fundit, duke udhëhequr skuadrën drejt dy trofeve të Kupës së Kosovës dhe një Superkupe gjatë edicioneve 2020/21 dhe 2021/22. Pas një periudhe larg shtëpisë, rikthimi i tij sjell jo vetëm cilësi në repartin defansiv, por edhe liderizëm dhe përvojë që do jenë thelbësore në synimin tonë për objektivat e edicionit të ri. Bujari bëri zgjedhjen e zemrës, ndërsa ne urojmë për rikthim të suksesshëm në shtëpi”, ka shkruar skuadra nga Podujeva.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit