20 Korrik 2025
Gjermania e futbollit të femrave ka shkruar histori sërish, duke eliminuar Francën pas një drame të madhe dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Pas një barazimi 1:1 në kohën e rregullt dhe vazhdime, gjithçka u vendos me penallti, ku gjermanet triumfuan 6:5.
Sfida nisi keq për 9 herë kampionet e Evropës: vetëm në minutën e 13-të, Kathrin Hendrich mori karton të kuq. Grace Geyoro shënoi për Francën nga penaltia, duke e vendosur ndeshjen në favor të tyre. Por gjermanet nuk u dorëzuan dhe barazuan me golin e Sjoeke Nusken në pjesën e parë.
Franca tentoi të rikthehej në avantazh, por dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, gjermanet humbën një penallti, por portierja Ann-Katrin Berger u shndërrua në heroinë në serinë e penalltive, duke pritur dy goditje franceze.
Me këtë fitore, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me Spanjën, një nga favoritët kryesorë për ta fituar Evropianin.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit