Leposaviq, 19 Korrik 2025
Një tjetër akt provokues është shënuar në veri të vendit, ku persona të panjohur kanë lënë mesazhe me përmbajtje nacionaliste në një objekt publik.
Burime të Gazetës Sinjali brenda institucioneve të sigurisë bëjnë me dije se mëngjesin e datës18 korrik 2025, rreth orës 09:00, një punëtor që po kryente punime në stadiumin e qytetit të Leposaviqit ka vërejtur mbishkrime të shkruara me ngjyrë të kuqe në muret e zhveshtoreve të stadiumit.
Sipas informatave, parullat e shkruara përfshijnë mesazhe të hapura politike si:“Kosovo je Srbija”, “Tito”, “Bože čuvaj”, “Todić Zoran”, e të tjera.
Rasti është raportuar në polici nga R.Z., rreth 37-vjeçar, ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë dokumentuar mbishkrimet dhe kanë siguruar provat përkatëse.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, është njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila pas vlerësimit të shkresave dhe fotografive nga vendi i ngjarjes ka konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale, dhe se rasti duhet të trajtohet si kundërvajtje.
Dosja tashmë është referuar Gjykatës për Kundërvajtje në Leposaviq, ndërsa autori apo autorët e mbishkrimeve ende nuk janë identifikuar.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000