19 Korrik 2025
Tre zëvendës-sherifë humbin jetën në një shpërthim në poligon stërvitor në Los Anxhelos.
Tre zëvendës sherifë u vranë pas një shpërthimi në poligonin e stërvitjes së Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelos, raportuan mediat lokale. Një zëdhënës i departamentit konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë Biscailuz Center, në lindje të qytetit, ndërsa shkaku i ngjarjes është ende nën hetim.
Sipas Los Angeles Times, një ekip për çmontimin e bombave po hiqte eksplozivë në momentin e shpërthimit.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, shkroi në rrjetet sociale se kishte biseduar me Prokurorin e SHBA-së për Distriktin Qendror të Kalifornisë, Bill Essayli, duke e quajtur ngjarjen “një incident të tmerrshëm”, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën.
Ajo konfirmoi se agjentët federalë po e hetojnë incidentin në vendngjarje.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit