Skenderaj 14 prill 2026 18:55
Në fshatrat Banjë dhe Syriganë janë vendosur tabela të reja në objektet e ambulancave, të cilat tashmë mbajnë simbole dhe identifikim institucional të Republikës së Kosovës.
Ky zhvillim vjen pas ndërhyrjeve të mëhershme të institucioneve të Kosovës, gjatë të cilave këto ambulanca ishin mbyllur për shkak të funksionimit të tyre në kuadër të sistemit të Serbisë.
Në të njëjtën periudhë, autoritetet kishin ndërmarrë veprime edhe në objekte të tjera publike, përfshirë heqjen e tabelave nga institucione arsimore që operonin jashtë sistemit ligjor të Kosovës.
Vendosja e tabelave të reja konsiderohet si një hap drejt vendosjes së rendit institucional dhe integrimit të plotë të këtyre shërbimeve në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Me këtë veprim, institucionet synojnë të konsolidojnë funksionimin e shërbimeve publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Derbi dhe përballje interesante në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës