18 Korrik 2025
Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian në Gjeorgji.
Të premten paradite në Tel Aviv, vajzat tona shkëlqyen duke triumfuar me rezultat 35:26 ndaj Izraelit.
Që nga fillimi, ato treguan cilësi të lartë duke krijuar epërsi bindëse 5:0 e më pas 11:1. Rezultatin e kontrolluan deri në fund, ndërsa pjesa e parë përfundoi 17:10.
Martina Bibaj udhëhoqi përfaqësuesen me 10 gola nga 12 tentime. Diona Dresh shënoi 7 gola nga 9 tentime, ndërsa Arjeta Imeraj realizoi 6 gola nga 7 tentime. Me nga 3 gola u dalluan Sara Gjergjaj e Zoja Kameraj, nga 2 gola shënuan Orgesa Gola e Elona Zeneli, kurse nga një gol Klaudia Ukaj e Arona Krasniqi. Portierja Donjeta Shabani shkëlqeu me 13 pritje dhe u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.
Të gjitha lojtaret dhanë kontribut në këtë fitore të rëndësishme. Tani përfaqësuesja U19 e Kosovës do të luajë për vendin e pestë në Evropianin B në Gjeorgji, të dielën.


Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit