18 Korrik 2025
Kombëtarja e Anglisë në futbollin e femrave është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi mposhti Suedinë pas penalltive.
Suedia e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e dytë me golin e kapitenes Kosovare Asllani, pas një gabimi të mbrojtjes angleze. Më pas Stina Blackstenius shënoi golin e dytë, duke befasuar sërish mbrojtjen kundërshtare. Portierja Hampton shmangu një tjetër gol të Suedisë para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Anglia reagoi fuqishëm. Chloe Kelly asistoi për Lucy Bronze që shënoi në minutën e 79-të dhe më pas për Michelle Agyemang, e cila barazoi rezultatin.
Ndeshja përfundoi e barabartë dhe u vendos pas penalltive. Suedia humbi një penallti vendimtare, ndërsa Lucy Bronze shënoi penalltinë e fundit që e çoi Anglinë në gjysmëfinale.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit