19 Korrik 2025
Kombëtarja e femrave e Spanjës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi mposhti Zvicrën 2-0 në Bernë.
Edhe pse vendase, Zvicra nuk arriti ta ndalonte Spanjën, e cila shihet si një nga favoritët kryesorë për trofeun. Zviceranet rezistuan mirë, por Spanja dominoi me posedim dhe shumë raste shënimi.
Spanjollet humbën një penallti dhe goditën dy herë shtyllën në pjesën e parë, por në minutën e 66-të Athenea del Castillo zhbllokoi rezultatin. Vetëm pak minuta më vonë, Claudia Pina shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren.
Në fund, Zvicra u ndëshkua edhe me një karton të kuq. Spanja tani pret në gjysmëfinale fituesen e përballjes Francë-Gjermani.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit