Prishtinë, 13 prill 2026 11:39
Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Bogota, në kuadër të një turneu artistik në Amerikën Qendrore dhe Latine.
Shfaqja është planifikuar të mbahet më 21 maj në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán, një ndër teatrot më të rëndësishëm në Kolumbia. Publiku kolumbian do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër një prej veprave më të njohura të repertorit ndërkombëtar të baletit.
Kjo paraqitje është pjesë e një turneu që përfshin edhe El Salvador, duke shënuar një hap të rëndësishëm në afirmimin ndërkombëtar të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe në promovimin e artit kosovar jashtë vendit.
Turneu konsiderohet si një mundësi e veçantë për të forcuar lidhjet kulturore dhe për të prezantuar krijimtarinë artistike të Kosovës në skenat ndërkombëtare.

Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Kuçi: Fushata elektorale në Serbi po normalizon ambientin politik armiqësor ndaj Kosovës
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë