Prishtinë, 10 prill 2026 11:54
Duke lënë prapa vepra kompozitorësh si Mozart, Dvořák, Barber, Rachmaninoff, Vivaldi apo Beethoven, vepra “Njeriu me armë: Meshë për paqe” në cilën Sir Karl Jenkins e shkroi më 1999 për Kosovën në flakët e luftës, është votuar si vepra më e pëlqyer në listën botërore “Classic FM Hall of Fame 2026”. “Është një rrëfim për konfliktin dhe luftën”, ka thënë ai. “Fillon me paqe dhe përgatitje për luftë dhe konflikt, reflektimin pas kësaj dhe pastaj shpresën për një të ardhme më të mirë. Por kjo, sigurisht, nuk ndodhi kurrë. Dhe ja ku jemi, 25 vjet më vonë, në mes të gjithë kësaj rrëmuje globale, kështu që kjo ishte njëra anë”.
“The Armed Man: A Mass for Peace” (Njeriu me armë: Meshë për paqe) nga kompozitori Sir Karl Jenkins, u votua si vepra më e pëlqyer në “Classic FM Hall of Fame 2026”. Gati 90,000 vota nga publiku u hodhën në listën e këtij viti, me vendin e parë të shpallur të hënën nga prezantuesi Dan Walker.
Vepra muzikore e kompozitorit uellsian, që thekson terrorin dhe tragjedinë e luftës, ka zënë vendin e parë në sondazhin më të madh vjetor të muzikës klasike në botë.
Sir Karl, i lindur dhe rritur në Penclawdd, Swansea, ka thënë se është “kënaqësi e madhe” të jetë kompozitori i parë i gjallë që arrin vendin e parë në këtë renditje.
“Është mirë të jesh gjallë dhe të marrësh çmimin, në vend që të jesh i vdekur dhe të vlerësohesh me të. Është e çuditshme që kjo ndodh kështu”, ka thënë ai duke folur në emisionin “BBC Radio Wales Breakfast”, ai ka thënë.
Dedikuar viktimave të luftës në Kosovës, kjo vepër korale e vitit 2000 nga kompozitori 82-vjeçar reflekton mbi shkatërrimin e konfliktit, ndërsa shpreh shpresë për paqe.

Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Konjufca: Sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc treguan kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës
Kuçi: Fushata elektorale në Serbi po normalizon ambientin politik armiqësor ndaj Kosovës
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë