Hagë, 17 korrik 2025
Dy eksperte të shëndetit mendor, të thirrura nga mbrojtësi i viktimave në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, përfunduan dëshminë e tyre të enjten, duke nxitur debat mbi besueshmërinë e simptomave të raportuara nga viktimat dhe mundësinë e nënraportimit të traumës.
Psikologia Karin Duhne-Prinsen dhe psikiatrja Catherine Nicola-Black u pyetën nga avokatët mbrojtës mbi origjinën dhe motivet e mundshme të simptomave të raportuara nga personat që pretendojnë se janë ndaluar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Avokati i Jakup Krasniqit, Victor Baieshu, i referohet Protokollit të Stambollit – dokument ndërkombëtar për dokumentimin e torturës – duke ngritur mundësinë që disa persona mund të ekzagjerojnë apo trillojnë simptoma për arsye personale apo politike, si përfitimi i statusit të azilit.
Duhne-Prinsen pranoi se raporti i ekspertizës bazohet në simptoma vetëraportuese, pa pasur të dhëna për motivet e mundshme të viktimave. Megjithatë, Nicola-Black theksoi se përvoja klinike dhe konteksti sugjerojnë se simptomat janë më të shpeshta se sa raportohen zyrtarisht, për shkak të vështirësive në rrëfimin e traumave.
Ajo vlerësoi se simptomat e përshkruara përputhen me rastet e zakonshme të ndalimeve dhe keqtrajtimeve, sipas literaturës mjekësore dhe përvojës klinike.
Gjatë seancës, gjyqtari Fergal Gaynor kërkoi sqarim nëse raporti përmendte se cila palë në konflikt kishte shkaktuar traumat, por Nicola-Black sqaroi se burimi i traumës nuk është saktësuar në raport.
Me këtë dëshmi, përfundoi paraqitja e dëshmitarëve nga ana e përfaqësuesit të viktimave. Seanca e radhës është caktuar për të martën, ku do të shqyrtohet ecuria e mëtejshme e procesit.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve