17 Korrik 2025
Pas 28 vitesh, Italia rikthehet në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian të Femrave.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Soncin mposhti Norvegjinë falë dy golave të kapitenes Cristiana Girelli, duke shkruar një faqe të re në historinë e futbollit italian për femra.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në minutën e 50-të Italia kaloi në avantazh me një goditje precize të Girellit. Norvegjezja Hegerberg humbi një mundësi të artë për barazim në minutën e 60-të, duke gabuar nga penalltia, por vetëm gjashtë minuta më vonë ajo e rikuperoi gabimin duke barazuar rezultatin.
Italianet nuk u dorëzuan dhe këmbëngulën deri në fund. Në minutën e 90-të, Girelli shënoi sërish, duke i dhuruar Italisë fitoren dramatike dhe biletën për në gjysmëfinale.
Në raundin e ardhshëm, Italia do të përballet me fituesin e çiftit Suedi–Angli.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit