17 Korrik 2025
Dardanët shkruajnë histori – për herë të parë në çerekfinale të FIBA U20 Evropianit (Divizioni B)!
Pas një faze grupore fantastike, Kosova U20 siguroi vendin në mesin e tetë më të mirëve të Evropës. Dardanët e rinj regjistruan tri fitore dhe vetëm një humbje, duke përfunduar të dytët në Grupin D, pas Turqisë.
Pas tri triumfeve radhazi ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë, humbja e vetme erdhi pikërisht ndaj turqve.
Në çerekfinale, Kosova do të përballet me Zvicrën, e cila doli e para në Grupin C falë koshdallimit më të mirë, edhe pse kishte tri fitore dhe dy humbje – po aq sa Holanda, Austria dhe Danimarka.
Ndeshja zhvillohet të premten, dhe fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Letonia – Britania e Madhe.
Ky është suksesi më i madh në histori për gjeneratat e reja të basketbollit kosovar, duke e futur Kosovën për herë të parë në elitën e tetë më të mirëve në këtë garë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit