Granit Xhaka, mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës, i cili aktualisht është në stërvitje me skuadrën e Bayer Leverkusenit në Brazil, pritej që së shpejti të zyrtarizonte transferimin e tij në kampionatin e Arabisë Saudite.
Megjithatë, të mërkurën janë shënuar zhvillime të reja befasuese në lidhje me të ardhmen e tij. Sipas raportimeve fillestare nga “Sky Sports”, e më pas të konfirmuara edhe nga mediat tjera britanike, Xhaka mund të rikthehet në Premier League – kësaj radhe si pjesë e skuadrës së sapopromovuar në elitë, Sunderland.
Sunderland thuhet se i ka ofruar 32-vjeçarit një kontratë trevjeçare, ndërsa vlera e mundshme e transferimit pritet të jetë rreth 10 milionë funte. Klubi anglez e konsideron Xhakën si një përforcim të rëndësishëm në përpjekje për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por lëvizja e mundshme e Xhakës në Premier League ka zgjuar interes të madh në opinionin sportiv.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit