Skenderaj, 12.06.2025
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kotorr të komunës së Skenderajt, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor raporton portali Okarina Press.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima ishte duke punuar me traktor kur për shkaqe ende të panjohura mjeti është rrokullisur, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë tentuar të ofrojnë ndihmë, por fatkeqësisht personi ka ndërruar jetë në vend.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000