Gjakovë, 17 Korrik 2025
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë vitin e kaluar, Gjakova hap sërish dyert për festivalin “Ditët e Shqiptarit” edicioni i dytë, një ngjarje që do të shpaloset përgjatë katër fundjavave të verës: 18-19 dhe 25-26 Korrik, si dhe 1-2 dhe 8-10 Gusht.
Ky festival është më shumë se një festë, është një urë që lidh shqiptarët nga të gjitha trevat, një thirrje për ta jetuar dhe përjetuar identitetin kombëtar në mënyrë moderne dhe kreative.
Me aktivitete që shtrihen nga muzika live, kolonia e piktorëve, filmi dokumentar, diskutimet tematike dhe deri te aktivitetet teatrale të rralla, “Ditët e Shqiptarit” kthehet në një platformë kulturore që bashkon brez pas brezi, veçanërisht ata që e vlerësojnë një përzierje të rrënjëve dhe ritmit të kohës.
Në zemër të lagjes së vjetër të Gjakovës, Çarshia e Madhe, në parkun kulturor “Ali Podrimja”, tek Çarshia e Jupave e te Lumi Krena Gjakovë, vizitorët do të mund të përjetojnë një mozaik të aktiviteteve që përfshijnë: 22 koncerte që do të ofrojnë muzikë nga artistë të njohur shqiptarë si Marigona që do të vijnë me një koncertë pas një kohe shumë të gjatë, Jericho, Blla Blla Blla, Elina Duni, Eda Zari, Eugent Bushpepa, Nezafete Shala, Don`t Listen to Your Neigbours, Vlashent Sata, Suad Mehmeti & Djemtë e Ulqinit, Offchestra dhe shumë të tjerë që do të elektrizojnë netët e qytetit.
Diskutime të hapura me figura si Ermal hasimja, Kim Mehmeti, Ermonela Jaho dhe Jeta Xharra, që sjellin reflektime mbi artin, kulturën dhe identitetin. Ekspozita nga kolonia e piktorëve nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë jetë Çarshisë së Vjetër përmes ngjyrave dhe frymëzimit artistik. Aktivitete sportive e artistike interaktive, nga kërcimet nga Ura e Fshajt deri te performancat ndërkombëtare me hulahop, origami dhe paradë me makina e motor klasik.
“Ditët e Shqiptarit” nuk është thjesht një festival, por një manifestim i përbashkët kulturor, ku të shkuarës i jepet vlerë përmes syve të së tashmes, ndërsa e ardhmja ndërtohet me art, dialog dhe bashkim.
Edicioni i dytë i festivalit është mbështetur me partneritet nga Komuna e Gjakovës, BPB Bank, Automita, Prishtina Ticket, Asgeto dhe shumë sponsor të tjerë.
Për më shumë rreth festivalit ndiqni faqet e “Ditët e Shqiptarit” në rrjete sociale sikurse Instagrami si dhe agjenden e plotë mund ta shihni këtu: Agenda – Fondacioni për Gjakovën Kultura shqiptare më së miri festohet në Gjakovë!

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës