Zgjatja e afatit për aplikim me dy javë ka rezultuar me rritje të ndjeshme të numrit të projekteve filmike që synojnë mbështetje financiare nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Nga vetëm 11 aplikime fillestare, numri është rritur në 126 projekte të dorëzuara për 11 kategori të ndryshme, duke rikthyer interesimin e viteve të kaluara.
Kategoria më e kërkuar është ajo për filma të metrazhit të shkurtër artistik, me 30 projekte, e ndjekur nga zhvillimi i skenarëve për film të metrazhit të gjatë – artistik, dokumentar dhe të animuar – me 25 projekte. Ndërkohë, për film të metrazhit të gjatë artistik janë pranuar 12 projekte.
Kjo thirrje vjen pas konkursit të mëparshëm të dhjetorit, kur ishin përzgjedhur vetëm tri projekte për t’u mbështetur financiarisht me gjithsej 800 mijë euro. Fondi i mbetur prej 1.2 milion eurosh është ndarë për thirrjen aktuale, që rezultoi me një valë të re aplikimesh.
Projektet për metrazh të gjatë artistik të dorëzuara këtë herë përfshijnë titujt: “Një fanellë e kuqe”, “Babai dhe Babai”, “Vandal”, “Lost Frames”, “Lindur për të jetuar”, “Lumi Na”, “Leben 1981–2025”, “Cigani”, “Adet”, “Zëri që nuk dëgjohet”, “Lumi” dhe “Buna”.
Për kategoritë e tjera numri i aplikimeve është si më poshtë:
7 për film të metrazhit të gjatë dokumentar,
8 për film të metrazhit të shkurtër dokumentar,
9 për film të shkurtër të animuar,
5 për zhvillim të projektit për film të metrazhit të gjatë,
12 për bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë,
8 për post-produksion për film të metrazhit të gjatë,
4 deri në 5 projekte për filma studentorë të shkurtër,
5 për film të metrazhit të gjatë eksperimental.
Procesi i shqyrtimit është ende në zhvillim dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga fundi i gushtit ose në fillim të shtatorit.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit