Hagë, 16 Korrik 2025
Sot pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata do të vendosë nëse do t’i rrëzojë disa nga pikat e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, vendim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e gjykimit.
Procesi ndaj katërshes tashmë është në fazën përfundimtare dhe cilido vendim pritet të ndikojë dukshëm në vazhdimin e çështjes. Sot gjykata shqyrton mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës.
Avokati Taulant Hodaj shpjegon se kjo është një fazë ndërmjetëse ku gjykata mund të rrëzojë disa pika, të mos rrëzojë asnjë ose të vazhdojë me të gjitha. “Nëse provat e prokurorisë janë të dobëta dhe dëshmitarët thonë të kundërtën, gjykata mund të ndërhyjë. Nga njoftimi zyrtar, nesër pritet një vendim, por nuk nënkuptohet se pikat do të rrëzohen domosdoshmërisht”, tha ai për RTK.
Sipas Hodajt, rrëzimi i disa pikave mund ta lehtësojë vendimmarrjen përfundimtare që pritet në fund të këtij viti ose fillim të vitit tjetër.
Gjykata Speciale ka dhënë tashmë vendimin e formës së prerë në rastin e Salih Mustafës, duke konfirmuar dënimin prej 15 vjetësh. Ndërkohë, për rastin e Pjetër Shalës, përfaqësuesja e IKD-së, Blendina Veliqi, shpjegon se mbrojtja ose prokuroria mund të ankohen në Gjykatën Supreme vetëm për shkelje ligjore, jo për prova. Kjo gjykatë mund të ndryshojë vendimin, ta kthejë në rishqyrtim ose ta lërë në fuqi.
Apeli i ka ulur dënimin Shalës, të njohur si “Ujku”, nga 18 në 13 vjet burg.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit