Mitrovicë Veri , 12 Qershor 2025
Më datë 09 Prill 2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar një rast për veprën penale “Ngacmim seksual”. Rasti është raportuar nga një femër, e cila ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në rrugën “Vlade Cetkovic” në Mitrovicë Veri, një person fillimisht e kishte përshëndetur me fjalën “Dobar dan” dhe sipas ankueses i ishte prezantuar në gjuhen serbe “Ja sam D….” e më pas i dyshuari kishte tentuar që t’ia prek flokët, mirëpo ankuesja ishte larguar, pastaj i dyshuari me njërën dorë e kishte prekur në pjesë të ndryshme te trupit, ku me pas ankuesja kishte shtyrë me duar me q ‘rast i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.
Sipas deklaratës së ankueses, personi ishte i panjohur për të. Megjithatë, pas një pune hetimore intensive, njësitet policore kanë arritur që fillimisht ta identifikojnë dhe më pas ta arrestojnë të dyshuarin, D.G., 41 vjeç, në rrugën “Kral Petri” Mitrovicë Veri.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe trajtimin e të gjitha rasteve të kësaj natyre me profesionalizëm dhe seriozitet të lartë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000