Prishtinë 14 Mars 2026 12:06
Më 26 mars, ekipi sllovak i futbollit do të jetë nikoqir i Kombëtares së Kosovës në Bratisllavë për gjysmëfinalen e play-off për Botërorin 2026, i cili do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Atmosfera në “Tehelné pole” pritet të jetë jashtëzakonisht elektrizuese. Dhe arsyeja është e qartë: fansat e Kosovës i kanë blerë të gjitha biletat e sektorit të tyre në stadium!
Kështu e nis shkrimin media sllovake “sportovy”.
Në artikullin e këtij mediumi thuhet se kanë marrë informata se sektori i mysafirëve është shitur shumë shpejt dhe fansat e Kosovës pritet të vijnë për ta mbështetur ekipin e tyre në numra të mëdhenj.
“Ndeshje të tilla njihen për atmosferën e tyre jashtëzakonisht të zhurmshme dhe të tensionuar. Tifozët e Kosovës janë ndër tifozët më të apasionuar në Evropë dhe mund të krijojnë një atmosferë të vërtetë ‘kazani’ edhe në stadiumet e kundërshtarit. Për ekipin sllovak, kjo do të thotë një gjë: Atmosfera në shtëpi do të duhet të jetë edhe më e zhurmshme”, thotë ky artikull.
Në këtë kontekst, gazeta ka kontaktuar zëdhënësin e Federatës Sllovake të Futbollit (SFZ), Juraj Curny. “Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë kuotën e saj për shitje të biletave për tifozët e vet në përputhje me rregulloret përkatëse të UEFA (1000 bileta), si dhe numrin përkatës të biletave të kategorisë 1 për tribunën kryesore, siç është standard në të gjitha ndeshjet zyrtare”, shpjegoi ai.
SFZ nuk është e shqetësuar se stadiumi do të mbushet me tifozë kosovarë. “Duke qenë se biletat të gjitha janë shitur, nuk presim që fansat mysafirë të jenë në shumicë në tribuna. Ne kemi hartëzuar disa qindra mbajtës biletash me monedha ballkanike në sektorë të ndryshëm, por ata janë mbajtës të pasaportave të vendeve të BE-së, përfshirë Sllovakinë”, tha Curny.
Media sllovake e mbyll artikullin me paralajmërimin se sektori mysafir do të jetë i mbushur me fansa të zjarre ballkanikë.

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Sonte Drita-Floriana, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan, por britaniku fitoi me nokaut
Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete
Boksieri shqiptar përballet sonte me Anthony Joshuan
Ballkani pëson humbje, por gjithçka do të vendoset në Prishtinë
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Mitrovica investon në mirëmbajtje të ndriçimit publik
Serbia i mbajti të fshehura krimet e kryera në Kosovë- Blakaj bën thirrje për ngritje të aktakuzave