Prishtinë 13 Mars 2026 13:42
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, në një intervistë për “FIFA.com”, ka folur rreth ëndrrës së madhe të ‘Dardanëve’ për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 mars në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off-it”. Në rast se Dardanët do të triumfojnë në Bratislavë, atëherë në finalen e madhe të play-off-it, do të përballen me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani, duel që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Muslija thotë se Kosova është vend i vogël, por me zemër të madhe. Ai thotë se skuadra dardane do të jep më të mirën për të arritur kualifikimin në Botërorin 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
“Ne jemi një vend i vogël, por kemi shumë zemër, pasion dhe cilësi në futboll”, ka thënë Muslija.
“Kemi treguar se mund të përballemi me ekipet e mëdha. Duam të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe do të japim gjithçka për ta arritur këtë”, ka pohuar ai.
Mesfushori shtoi se skuadra është shumë e bashkuar dhe beson se Kosova ka shanse reale për të bërë histori, duke i dhënë një motiv shtesë ekipit për sfidat vendimtare që vijnë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit