Prishtinë 14 Mars 2026 11:49
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, po përballet me akuza se gjatë viteve 1980 ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret jugosllav, të njohur si UDB.
Këto pretendime u rikthyen pas promovimit në Parlamento Evropian të librit “Komesarja” nga autori slloven Igor Omerza, i cili pretendon se dokumentet arkivore tregojnë se Kos ka pasur lidhje me shërbimin sekret.
Promovimi u organizua nga eurodeputetja Romana Tomc, e cila më pas i dërgoi një letër Komisionit Evropian, duke kërkuar verifikimin e këtyre pretendimeve dhe duke ngritur dyshime mbi saktësinë e deklaratave të Kos gjatë dëgjimit të saj në Parlamentin Evropian.
Komisioni Evropian deklaroi se nuk e ka marrë letrën.
“Komisionerja Kos kaloi në një proces të plotë verifikimi për t’u bashkuar me Kolegjin e Komisionerëve. Parlamenti Evropian miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionerët e tjerë. Komiteti për Çështjet Ligjore shqyrtoi deklaratën e interesit të saj dhe nuk gjeti konflikt interesi”, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.
Akuzat për lidhje me UDB-në janë ngritur edhe më parë, gjatë procesit të konfirmimit të saj në vitin 2024 si kandidate nga Sllovenia për postin e komisioneres. Gjatë dëgjimit, Kos i mohoi këto pretendime dhe i quajti dezinformata.
Në agjendën e Parlamentit Evropian ishte parashikuar që më 16 mars, Kos të merrte pjesë në një debat për zgjerimin e BE-së. Shumë eurodeputetë kishin paralajmëruar pyetje lidhur me aktivitetet e saj në ish-Jugosllavi, por të premten ajo anuloi pjesëmarrjen.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit