Prishtinë, 13 mars 2026 16:40.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shtunën të mos përdorin pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, në territorin e Serbisë është paralajmëruar mbajtja e një proteste, e cila pritet të shoqërohet me bllokim të rrugës për rreth dy orë.
Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që gjatë kësaj kohe të përdorin pika të tjera kufitare për qarkullim.
“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në PKK Jarinjë dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit