Prishtinë 13 Mars 2026 15:32
Kryeministri Albin Kurti, ka nderuar viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, aty ku më 13 mars 1999 mbetën të vrarë shtatë civilë, ndërsa 128 të tjerë u plagosën.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë tha se ky sulm ishte pjesë e strategjisë së qëllimshme të terrorit ndaj popullatës civile shqiptare, një politikë dhune dhe gjenocidi që Serbia e zbatoi në Kosovë.
“Masakra në Tregun e Gjelbër, sikurse masakra në tregun Markale në Sarajevë, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, janë krime që dëshmojnë një model brutal të dhunës shtetërore të Serbisë ndaj civilëve të pafajshëm”, ka shkruar ai.
Pos tjerash, Kurti tha se sot, në këtë ditë përkujtimi, nderohen jetët e humbura, qëndrohet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë të plagosurve, dhe ritheksohet se krimet e kryera nga Serbia nuk mund të harrohen dhe as të ngelen pa drejtësi.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar që kujtesa për viktimat të ruhet me dinjitet, ndërsa drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim moral dhe historik ndaj familjeve të tyre dhe ndaj brezave që do të vijnë. Lavdi dhe kujtim i përjetshëm për viktimat e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë!”.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit