Prishtinë 12 Mars 2026 14:36 Nga Ministria e Industrisë thonë se çmimi i naftës në treg është nga 1 euro e 44 centë për një litër deri në 1 euro e 54 centë, ndërsa për një litër benzinë është 1 euro e 18 centë litra deri në 1 euro e 31 centë
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR PUBLIKUN
Prishtinë, 12 mars 2026
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e njofton opinionin publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse të nënshkruajë nga ministrja znj. Mimoza Kusari Lila, më 04.03.2026, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.|
Gjithashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së martë, datë: 10.03.2026, ka qenë si në vijim:
• Naftë (Dizel): 1.45 €/litër;
• Benzinë: 1.17 €/litër.
Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:
• Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër;
• Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër.
Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse, është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon:
• dy (2) eurocentë për një litër të produktit të shitur me shumicë; dhe
• dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.
Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të merren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi.

Muja takon qumështarët, thotë se secila pako e qumështit që futet në Kosovë do t’u nënshtrohet masave
Kurti: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor jo vetëm për sigurinë e vendit, por mbarë rajonit
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë
90% e dëmeve në mjedis janë shkaktuar nga faktori njeri
Murali me Qerkezin, simbolikë e plagës së hapur tash e gati tri dekada
Inspektorati Qendror i Punës ndal 27 punime në ndërtimtari
Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00
Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj, në pranga edhe një noter
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë