Prishtinë, 12 mars 2026 12:22
Punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë po vazhdojnë edhe në aksin e rëndësishëm Prishtinë–Pejë, ku aktualisht është duke u realizuar projekti për zgjerimin e rrugës nacionale N9 në segmentin Dollc–Zahaq.
Ky projekt është pjesë e investimeve që synojnë përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në trafik dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në një nga akset më të frekuentuara të vendit. Zgjerimi i kësaj rruge pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në lidhjen më të shpejtë të rajonit të Dukagjinit me kryeqytetin.
Sipas njoftimeve zyrtare, projekti përfshin zgjerimin e rrugës në disa lote dhe realizimin e plotë të standardeve teknike të infrastrukturës rrugore, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës për këtë segment arrin rreth 45.6 milionë euro.
Ndërkohë, kompania që po realizon punimet ka bërë të ditur se aktualisht po zhvillohen punime në Lotin 1 të segmentit Dollc–Zahaq, duke paralajmëruar se për shkak të ndërhyrjeve në rrugë mund të ketë ngadalësime të përkohshme të komunikacionit.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Aktualisht jemi duke punuar në zgjerimin e rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë, segmenti Dollc–Zahaq, prandaj mund të ketë pengesa dhe ngadalësim të komunikacionit në këtë segment”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Nga kompania është kërkuar gjithashtu durim nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se projekti do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së rrugës për të gjithë përdoruesit.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit