Prishtinë, 12 mars 2026 08:13
Në zemër të New York, para selisë së OKB-së, është prezantuar instalacioni “Thinking of You” me 5 mijë fustane në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.Sipas Feride Rushitit, drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, fustanet kanë mbërritur në qytetin amerikan derisa fillimisht kanë qenë në Stadiumin e Prishtinës, më pas në dy qytete europiane. Nga disa fotografi që Rushiti ka ndarë, shihet se ka marrë pjesë edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale e luftës në Kosovë.
“Më pas në qendrat për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe Hagë, instalacioni “Thinking of You” nën udhëheqjen e autores dhe ideatores Alketa Xhafa Mripa dhe me praninë e Vasfije Krasniqit si zëri i fuqishëm i kësaj kauze, tashmë ka mbërritur edhe në zemër të Nju Jorkut, para selisë së OKB-së.” – ka shkruar Rushiti në Facebook, më 11.03.2026.
Në zemër të New York, para selisë së OKB-së, është prezantuar instalacioni “Thinking of You” me 5 mijë fustane në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.Sipas Feride Rushitit, drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, fustanet kanë mbërritur në qytetin amerikan derisa fillimisht kanë qenë në Stadiumin e Prishtinës, më pas në dy qytete europiane.
Nga disa fotografi që Rushiti ka ndarë, shihet se ka marrë pjesë edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale e luftës në Kosovë.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit