Prishtinë, 11 mars 2026 10:48
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, ka deklaruar se ky institucion ka shënuar rritje të vazhdueshme të të hyrave tatimore në vitet e fundit, ndërsa theksoi se një nga faktorët kryesorë është zvogëlimi i ekonomisë joformale dhe rritja e transparencës në proceset e punës.
Në një diskutim në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, Hyseni tha se ATK ka arritur të mbajë një trend të rritjes së të hyrave tatimore rreth 13 për qind në vit gjatë katër viteve të fundit.
“ATK-ja ka shënuar një ngritje mesatare prej rreth trembëdhjetë për qind të të hyrave nga viti në vit. Edhe këtë vit, në dy muajt e parë, kemi rritje rreth 12.25 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, tha Hyseni.
Sipas tij, ky trend është arritur edhe përkundër skepticizmit fillestar të disa partnerëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësonin se rritja e të hyrave nuk mund të tejkalonte ritmin e rritjes ekonomike.
Ai theksoi se diferenca mes rritjes ekonomike dhe rritjes së të hyrave tatimore tregon se ekonomia joformale është zvogëluar ndjeshëm në Kosovë.
“Kur e krahasojmë rritjen ekonomike prej rreth katër deri pesë për qind me rritjen e të hyrave tatimore, kjo diferencë tregon se ekonomia joformale është zvogëluar”, tha Hyseni.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit